Duhani shkurton jetën e grave për një dekadë
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 13 September 2017
Përgjithësisht kur është fjala për shëndetin, gratë janë shumë më mirë se sa burrat. Para periudhës së menopauzës, rreziku që ata të preken nga sëmundje zemre apo atakë është substacialisht shumë më i vogël se tek burrat.
Por kur vjen puna tek varësitë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Kapërcimi i varësisë nga droga, abuzimi me alkoolin apo duhanpirja është më i vështirë për gratë.
Deri së fundmi, efektet negative të duhanpirjes janë studiuar kryesisht tek burrat. Por, revista “The Lancet” ka publikuar së fundmi një studim ku thuhet se duhanpirja shkurton jetëgjatësinë e grave me një mesatre prej dhjetë vitesh.
Ky rezultat kishte ardhur nga studimi i kryer me 1.2 milionë gra të moshave 50-69-vjeçe në Britaninë e Madhe, të cilat u ndoqën nga afër për rreth 12 vite.
Në fillim të studimit dhe tre vite më vonë ata u pyetën për stilin e tyre të jetesës dhe zakonet. Gjatë 12 viteve të studimit një total prej 60 000 grash vdiqën. Në fillim të studimit 20 për qind e grave ishin duhanpirëse, 28 për qind e kishin lënë duhanin, ndërsa 52 për qind nuk kishin pirë kurrë duhan.
Rreziku për të vdekur i atyre që vazhduan të pinin duhan për tre vite ishtei tri herë më i madh se i grave që nuk kishin konsumuar kurrë duhan.
Dhe sa më shumë cigare që pinin, aq më i madh ishte rreziku.
Autorët e studimit arritën në përfundimin se sëmundjet që kanë lidhje me duhanpirjen, përfshirë sëmundjet e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe ataku, ishin përgjegjës për 66 për qind të vdekjeve të grave mes moshës 60-80-vjeçare. Ky është ndër studimet e para të këtij lloji, i cili tregon se efektet e duhanpirjes tek gratë nuk janë më të buta se tek burrat. Duhanpirja në mesin e grave para vitit 1940 ishte tepër-tepër e rrallë, prandaj ekzistojnë studime të vjetra në këtë fushë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...