Lajme

“Duhani është shumë i dëmshëm për shëndetin”, Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve që e shkelën ligjin për duhanin në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 20 September 2021

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët sipas tij janë duke tymosur cigare në hapësirat e brendshme të bufesë.

Sipas tij, ka ankesa nga deputetët tjerë se tymi i cigares po depërton edhe në sallën ku po mbahet seanca e Kuvendit.

“Ju tregojmë edhe një herë që duhani është shumë i dëmshëm për shëndetin”, u tha Konjufca deputetëve, shkruan Reporteri.net.

-Advertisement-

Tutje, dikush nga deputetët i theksoj atij se pirja e duhanit përveç e dëmshëm është edhe i ndaluar të konsumohet në hapësirat e mbyllura.

“I ndaluar po se po, por edhe e dëmton shëndetin”, tha Kryeparlamentari Konjufca.

Por, Konjufca nuk tregoi se kush janë deputetët që po e shkelin ligjin që ndalon pirjen e duhanit në hapësirat e mbyllura. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera