Lajme

Dugolli vë në dyshim vendimin e presidentes Osmani për rikthimin në Kuvend të Ligjit për Këshillin e Sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 20 November 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, i cili është miratuar më 31 tetor 2024.

Lidhur me këtë anëtari i Komisionit për Siguri Enver Dugolli tha se do të shohin shkresën nga Presidentja dhe vërejtjet që i ka bërë sa i takon ligjit për Këshillin e Sigurisë.

“Dhe më pastaj do shohim me kujdes se a kanë bazë shqetësimet e ngritura. Po ju flas nga praktika për ligjet qe lidhen me aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, gati në të gjitha fazat e draftimit dhe përgatitjes së tyre gjithmonë janë ftuar përfaqësues nga zyra e Presidentes të cilët kanë dhënë edhe opinionet e tyre dhe gati çdo herë janë inkorporuar në versionin final. Tani duhet parë gjithashtu edhe kjo çështje se a ka pasur paraprakisht ndonjë vërejtje, sugjerim apo paqartësi nga ana e tyre.”, ka thënë Dugolli për rtv21

-Advertisement-

Në arsyetimet e publikuara nga Presidenca lidhur me kthimin e këtij ligji thuhet se Presidenca është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera