Dugolli: SHBA dhe BE duhet t’i dënojnë kërcënimet e Vuçiç’it, ndryshe veç trimërohet
Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 17 December 2022
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, në një prononcim për revistën amerikane “The NewsWeek“, iu ka bërë thirrje SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian që t’i dënojnë kërcënimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sepse përndryshe ai veç po inkurajohet ta destabilizojë Kosovën.
“Serbia në thelb po e kërcënon Kosovën me agresion dhe ne konsiderojmë se çdo mosdënim nga BE dhe SHBA i kësaj retorike dhe dhunës së orkestruar do ta inkurajojë Serbinë që të shtyjë më tej destabilizimin e Kosovës”.
Duke komentuar tendencën qesharake të politikanëve serbë të cilët janë organizuar rreth Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për kthimin e personelit serb në Kosovë, diplomati kosovar tha se në territorin e Kosovës nuk do të ketë më policë dhe ushtarë nga Serbia.
“Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të realizohet kurrë”, nënvizoi ai.
Ai ka thënë se barrikadat e vendosura në pjesën veriore të Kosovës nga serbët lokalë janë përpjekjet e fundit të Serbisë për të destabilizuar Kosovën, por jo vetëm.
“Regjimi autokratik në Beograd është angazhuar në përpjekje të vazhdueshme për të shkaktuar trazira dhe ata po e bëjnë këtë jo vetëm në Kosovë, por në vende të tjera si Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.”
Dugolli pohoi se angazhimi për këto përpjekje buron në ndikimin e vazhdueshëm të ish-udhëheqësit serb dhe fashistit Slobodan Millosheviç, i cili i rezistoi shpërbërjes së Jugosllavisë dhe mbështeti revoltat nacionaliste serbe në të gjithë Ballkanin në mes të luftërave të përgjakshme që çoi tek ndërhyrja e drejtpërdrejtë e NATO-s.
Ndërkaq, diplomati kosovar theksoi se sulmet dhe kërcënimet e Serbisë janë pretekste për të shmangur dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në bazë të propozimit franko-gjerman.
“Beogradi është qartësisht i interesuar të sabotojë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, në qendër të së cilës duhet të jenë njohjet e ndërsjella ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, diçka që e kanë thënë një sërë liderësh dhe institucionesh – nga presidenti [Joe] Biden deri te Parlamenti Evropian”.
Sa i përket akuzave të zyrtarëve në Beograd se gjoja serbët në Veri po “persekutohen” dhe po “terrorizohen” nga Qeveria e Kosovës, Dugolli theksoi se “nuk ka raste të dokumentuara të shkeljes sistematike të të drejtave të serbëve”.
Gjithashtu, ai potencoi se përmes përshkallëzimeve dhe tensioneve, Serbia vazhdimisht kërkon të shpërqendrohet nga aktivitetet e saj në fusha të tjera, siç janë “refuzimi për të harmonizuar politikën e jashtme me BE-në dhe SHBA-në në lidhje me sanksionet kundër Rusisë, apo zgjerimin e bashkëpunimit me Iranin, Venezuelën dhe regjime të tjera të ngjashme”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjes...
-
Lajm fantastik për të rinjtë e komunës së Shtimes
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokrati...
-
Hamza: Do të rrisim buxhetin për barnat esenciale për 100%
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Musmurati: 100 euro subvencion për regjistrim të fëmijëve në çerdhe dhe fond 25 milionë euro për bursa
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besianë Musmu...
-
Hamza: S’do ta lejoj askënd të ndikojë në punën time si kryeministër
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
Numri i migrantëve të parregullt që hynë në vendet e Ballkanit me synim për t...
-
Hamza garanton se pensionet do ti rris 70 %: Nëse s’realizohet ky premtim, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Tahiri: Rahoveci vulosi fitoren, programi i Haradinajt po i bashkon njërëzit si në rrugën për liri
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Hamza zotohet: Nëse s’i rriti pagat për 50%, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Musliu: Drenica e Adem Jasharit dhe e Hashim Thaçit, sot e tha fjalën e vet, kur Drenica ngrihet në këmbë fitorja është e garantuar
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 12, Ganimet...
-
Arton Demhasaj: Atë që po e bën Haga formalisht kundër ish-krerëve të UÇK-së, Albin Kurti po mundohet ta bëj politikisht
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, k...
-
Fondi për Papunësinë do të startojë me një shumë prej 20 milionë eurosh
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...