Dugolli për paralajmërimin e Sveçlës: Nuk përjashtohet mundësia e sulmit ndaj Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 02 April 2024
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, tha se deklarimi i ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla për përgatitjen e bandave serbe përreth kufirit me Kosovën është shqetësues për sigurinë në vend
Dugolli tha se nuk përjashtohet mundësia e sulmit ndaj Kosovës, por shtoi se shteti është i përgatitur.
I pyetur nëse një deklaratë e tillë është alarm për sigurinë e vendit, Dugolli e pohoi një gjë të tillë.
“Gjithsesi që alarm duhet të jetë për të gjithë, nuk është e paditur për ne, është një lajm për të cilin është thënë edhe më herët dhe janë informuar edhe më herët institucionet tjera ndërkombëtare madje mund t’i kenë edhe më të detajuara. Por gjithmonë prapa këtyre tensioneve është tërheqë njëfarë narracioni, njëfarë paralele tjetër, por e vërteta është se ato grupe po veprojnë dhe po stërviten për një qëllim të caktuar të cilin e kanë prishjen paqes, stabilitetit, sulmin kundër sovranitetit territorial të Kosovës. Nuk përjashtohet mundësia e sulmit ndaj Kosovës me vet faktin që kemi pas edhe deklarata publike të Vuçiqit i cili ka thënë se po presim momentin e duhur dhe ta shfrytëzojmë momentin e duhur që mundësisht të fillojnë përmes këtyre grupeve dhe më pastaj të zgjerohet ajo gama e dhunës edhe e agresionit”, u shpreh Dugolli.
Dugolli tha se ministri për këto sulme njoftoi edhe në Komisionin Parlamentar për Siguri në Kuvend.
“Padyshim që është shqetësues, ministrin e kemi pas edhe në raportim të rregullt, na ka informu edhe për këtë rast, edhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së. Këto janë fakte të hidhura sa i takon msogjykimit dhe mosndëshkimit të atyre kriminelëve dhe terroristëve që e kanë kry sulmin në Banjska,ata vazhdojnë të jenë të lirë në Serbi, madje vazhdojnë rigrupimin e tyre nëpër baza të ndryshme të ushtrisë e xhandarmërisë serbe dhe ky është shqetësim real të cilin ministri Sveçla e ka bërë publik edhe për qytetarët pa çka nëse ne jemi të gatshëm të përballemi edhe me këto lloj sulme që nuk janë të panjohura për ne”, u shpreh Dugolli. /Teve1
Të tjera
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...