Lajme

Dugolli: Ju lutem Ableard pa zhurmë ose ngjitja shurdhuest

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 05 May 2022

Seanca e sotme është duke u përcjellur nga zhurma e opozitës, e cila po pengon fjalën e deputetëve të pozitës, shkruan Gazeta Infokus.

Në pikën për pyetjet parlamentare, një gjë e tillë i ndodhi edhe deputetit të Vetëvendosjes, Bujar Dugolli, i cili u pengua nga zhurma e opozitës.

Mirëpo, ai i pati disa fjalë për deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, të cilin e luti për qetësi.

-Advertisement-

“Ju lutem Ableard për pa zhurmë ose ngjitja shurdhuest, për shkka se pyetjen e kam për shurdhues”, tha Dugolli.

Madje për ta penguar fjalën tij tek foltorja u afrua deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, i cili godiste tavolinën në mënyrë që ta pengojë deputetin e LVV-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera