Dugolli: Grupet kriminale në veri kanë përdorur “bomba artizanale” ndaj KFOR-it
Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 06 June 2023
Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, ka marrë pjesë në komisionin ku ishte prezent edhe drejtori i Policisë së Kosovës, i cili kishte raportuar për situatën në veri, me dyer të mbyllura.
Dugolli në RTV Dukagjini, dha detaje nga raportimi i drejtorit, për situatën e tensionuar në atë pjesë të vendit si dhe për gjendjen e Policisë së Kosovës.
Dugolli, tha se grupet kriminale, kanë përdorur armë të ndryshme, ndër to edhe “bomba artizanale”, të cilat sipas tij i kanë ndërtuar profesionistët.
Sipas tij, kjo armë i ka lënduar edhe ushtarët e KFOR-it në gjymtyrë e disa pjesë të tjera të trupit.
“Po, ekzistojnë argumente të mjaftueshme [për bomba artizanale] që ata kanë përdor edhe këtë lloj arme që kanë shkaktuar plagë në gjymtyrët e ekstremit të poshtme të KFOR-it”, ka thënë ai.
Dugolli, tha se situatë ka eskaluar pasi grupe ekstremiste kishin ardhur në Kosovë, vetëm me këtë qëllim. Ata sipas tij kanë ardhur në Kosovë, pas mitingut në Serbi.
“E hëna ndryshoi gjithçka, sepse grupet kriminale nga Serbia, që atë ditë nuk kanë qëlluar në Kosovë, kanë pasur qëllim të shkaktonin kaos, dhe ta mveshnin me petkun e një proteste popullore, por i doli boja atyre. Ata ngrenë dorë brutalisht edhe ndaj KFOR-it. Ka të lënduar nga KFOR-i, me armë zjarri, me bomba artizanale që janë krijuar nga profesionistë”, tha ai.
Ai e akuzoi Serbinë se përmes krijimit të tensioneve, po tenton ta heqë vëmendjen nga marrëveshje e përgjithshme me Kosovën.
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...