Lajme

Dugolli edhe një shkresë Speciales: Gjykata ka juridiksion të hetojë Masakrën e Dubravës, nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 15 May 2023

Deputeti nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli sërish i është drejtuar me një shkresë Gjykatës Speciale, nga e cila kërkon që të hetojë masakrën e Dubravës.

Dugolli në një postim në Facebook shkruan se si viktimë dhe i mbijetuar i masakrës së Dubravës nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi.

“Sot prapë i kam dërguar në shkresë u.d. prokurorit të specializuar, z. Alex Whiting. Kjo shkresë ofron argumente shtesë duke u bazuar në tri vendimet e lëshuara nga vetë Gjykatës Speciale, se i takon juridiksionit lëndor.

Pra, Gjykata Speciale ka juridiksion lëndor mbi krimet e kryera të forcave serbe gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Dubravës. Në bazë të argumenteve të parashtruara me këtë shkresë, nuk mbetet më asnjë dyshim: prokuroi i specializuar ka juridiksion të plotë për ta hetuar këtë rast.

-Advertisement-

Si viktimë dhe i mbijetuar i masakrës së Dubravës, nuk do pushoj së kërkuari drejtësi!”, shkruan Dugolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera