Dugolli: Bllokada e qeverisë ndaj Serbisë e domosdoshme, të mos konsumohen produktet e shtetit armiqësor
Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 23 June 2023
Në emisionin EURO n’7 në T7 me Menduh Abazin ku u diskutua tregtia e lirë në kohë bllokadash, u konstatua se qytetarët duhet të mos konsumojnë produkte nga shtetet që bëjnë agresion ndaj shtetit të Kosovës.
Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli në kohën e të cilit ishte arritur marrëveshja për tregti të lirë me shtetet e rajonit, ka thënë se arritje e marrëveshjes në atë kohë nuk ishte aspak e lehtë por që hapi mundësi të mëdha për prodhuesit kosovar.
Ai gjatë emisionit ka shpjeguar se si ngjarjet e marsit të 2004 bënë që ndërkombëtarët të ndryshojnë qasjen ndaj zhvillimit të vendit, duke nisur procedura që të lehtësohet tregtia me shtetet e rajonit dhe që Kosova të bëhet pjesë e barabartë në CEFTA.
Dugolli ka pohuar poashtu se kjo marrëveshje më pas është përfshirë edhe në dokumentet e shpalljes së pavarësisë dhe me këtë Kosova ka marr obligime ndërkombëtare për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
“Qysh pas shpalljes së pavarësisë ka pasur ministra të qeverisë së vendit që kanë dashur ta prishin këtë marrëveshje dhe kjo ka qenë një padijeni prej anës së tyre duke harruar që ne kishim marr obligime ndërkombëtare dhe që u kishim hapur një derë të madhe bizneseve të vendit. Kjo marrëveshje ka qenë një sukses i madh i yni, marrëveshje kjo që solli investime të huaja”, ka thënë mes tjerash ish ministri Dugolli.
Në anën tjetër, ish ministri Dugolli ka arsyetuar vendimin aktual të qeverisë Kurti për bllokadën e produkteve nga Serbia duke thënë se kemi një Serbi agresore e cila edhe kidnapon policët .
“Unë personalisht nuk konsumoj asnjë produkt të Serbisë dhe gjithë qytetarët duhet ta kenë këtë vetëdije që të mos konsumojnë produkte serbe. Një vend që është armiqësor ndaj teje, të shkakton dëme të njëpasnjëshme të rrëmben policët pse ne t’i blejmë produktet e tyre. Në anën tjetër si qeveri nuk të lejohet të mos e zbatosh një marrëveshje për të cilën ke ra dakord, poashtu qeverisë nuk i lejohet që të bëjë thirrje për moskonsumim të produkteve serbe por mua si qytetar po. Asnjëherë nuk duhet të blihen produkte të një shteti armiqësor, konsumatorët duhet të edukohen”, ka thënë mes tjerash ish ministri Dugolli.a
Në anën tjetër sipas tij masa vënies së takës prej 100% është konstatuar nga të gjithë se ishte gabim, ndërsa bllokada e tanishme e cila është bërë për çështje të sigurisë ka qenë mese e nevojshme.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...