Dueli i madh: A do të mund të boksojë “pastër” McGregor?
Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 19 August 2017
Ndeshja e madhe Mayweather – McGregor po afron dhe së fundmi është ngritur pyetja: A do të jetë në gjendje 29-vjecari irlandez të boksojë pastër ndaj një kundërshtari që deri më sot nuk ka pasur rivalë?
“Pretty Boy” do të ngjitet në kuotën e 50 fitoreve, duke kaluar rekordin perfekt të Rocky Marcianos nëse do të triumfojë në Nevada ndaj kampionit të UFC-së Mc Gregor, megjithatë pas pamjeve të bëra publike të duelit përgatitor Conor McGregor – Paul Malignaggi 40-vjecari nga Shtetet e Bashkuara deklaroi se mënyra e boksimit nga ana e “Mystic Mac” ishte tepër e pistë.
Thellë thellë që të gjithë e kuptojmë që “Money” me një shprehje të tillë nënkupton një mënyrë shumë të pandershme boksimi, gjithsesi fakt është që 36-vjecari nga Brooklyn Malignaggi, që u tërhoq nga boksi në muajin mars, rrëfeu për BBC se ai ka dyshime të mëdha nëse McGregor do të jetë i aftë për të boksuar pastër ndaj Mayweather.
Për hir të së vërtetës Malignaggi, ish-kampion i botës në IBF në peshën deri 66,7 kg, nga viti 2007 deri në 2008 si dhe në versionin WBA nga 2012 – 2013-ën hoqi dorë nga roli i tij si “sparring” pas pamjeve filmike, që shfaqnin rrëzimin e boksierit amerikan, gjatë ndeshjes përgatitore ndërmjet tyre.
Malinaggi shtoi që intensiteti i McGregor është dicka e mirë, por ai vetë nuk është i bindur nëse Conor mund të boksojë pa bërë ndërhyrje të gabuara.
Malignaggi shpjegoi që kur distanca ndërmjet tyre ishte e shkurtër Mc Gregor bëhej tepër konfuz. Për hir të së vërtetës boksimi në distancë të afërt është gjëja më e vështirë në këtë sport, e natyrisht nuk mund të mësohet në vetëm disa muaj, gjithsesi 29-vjecari irlandez së fundmi ka afruar në stafin e tij gjyqtarin e famshëm Joe Cortez, që figuron gjithashtu në Hall of Fame, për ta përshtatur me rregullat e boksit, pikërisht në sfidën e tij të debutimit në këtë sport.
Në krahun tjetër Floyd Mayweather Jr. në një telekonferencë për gazetarët deklaroi se pavarësisht pranisë së gjyqtarit me eksperiencë Joe Cortez në skuadrën e irlandezit ai vuri re shumë parregullsi, ku binin në sy sidomos godithet pas koke, sidoqoftë “Pretty Boy” qartësoi se detyra e tij nuk është për t’u shqetësuar për këtë, por thjesht të lërë gjyqtarin që të bëjë punën e tij, shkruan supersport.
Mayweather iu rikthye enkas sportit pikërisht për këtë ndeshje, pothuajse 21 vjet që nga takimi i tij i parë në boksin profesionist, ndërkaq sido që të rrjedhin gjërat Conor McGregor në anën tjetër do të shpërblehet për debutimin e tij në sportin e boksit me shumën stratosferike 100 milionë dollarë.
Të tjera
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vràsja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...