Sport

Duelet e shumëpritura në boks, që do të zhvillohen në 2018

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 26 December 2017

Dy prej njerëzve më të mëdhenj të globit me personalitetin dhe grushtin më të fortë të sportit, Joshua dhe Wilder.

Në Britani ai mund të mbushë stadiumin ndaj kujtdo. Wilder, i cili është i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm, do të ishte një kundërshtar i denjë për këtë sfidë të peshës së rëndë për titullin kampion bote.

Tyson Fury vs Joseph Parker

-Advertisement-

E vërteta është Tyson Fury do të donim ta shihnim kundër çdokujt. Të rimarrë licencën dhe të rikthehet në ring është objektivi i vitit të ri. Çelësi për të do të jetë të riaftësojë shëndetin dhe përgatitjen atletike por Parker nuk është vetëm një kampion bote, për momentin, ai gjithashtu ka mundur kushëririn e Tyson, Huighie. Tymon mund të rikthehet për hakmarrje.

George Groves vs Chris Eubang Jnr

Kjo është një ndeshje zyrtare, fatmirësisht. Më 17 shkurt në Mançester. Dy peshat e mesme britanike do të takohen nga afër në kulmin e fuqive të tyre. Aksioni është i garantuar.

Gennady Golovkin vs Canelo Alvarez

Kjo ndeshje revanshi ka shumë mundësi të ndodhë,dhe duhet të ndodhë. Ata janë dy peshat e lehta më të mira të planetit, ndeshja e parë ishte fantastike, e cila doli barazim. Ata duhet të lajnë hesapet njëherë e përgjithmonë.

Keith Thurman vs Errol Spence

Keith Thurman, një kampion bote në peshën welter, pritet me padurim të rikthehet. ai ka gati një vit që nuk ka luftuar. Ndeshja ndaj Spence do të ishte një nga më të bukurat në peshën welter.

Vasyl Lomachenko vs Jorge Linares

Lomachenko mund të jetë boksieri më i mirë në rruzullin tokësor. Ai ka vërtetuar se do të ngjitej në peshën e lehtë për t’u ndeshur me Linares.

Oleksandr Usyk vs Murat Gassiev

Super seritë e boksit botëror pritet të prodhojnë një tjetër ndeshje fantastike. Usyk-Gassiev do të ishte një finale e mrekullueshme.

Sergey vs Dmitry Bivol

Kovalev u mund nga Andre Ward. Ai mbase akoma nuk është gati të rikthehet për të rimarrë vendin e tij në majë. Por Bivol, një grushtues tepër i aftë, duket i rrezikshëm dhe gati të luftojë për majën dhe kjo do të ishte një sfidë tepër interesante në peshën e lehtë.

Artur Beterbiev vs Adonis Stevenson

Beterbiev nga Rusia mund të jetë një peshë e lehtë e frikshme. Për shumë kohë tashmë kundërshtarët e Stevenson kanë qenë të lehtë. Ai duhet të ndeshet me një kundërshtar të denjë në 2018.

Manny Pacquiao vs Amir Khan

Të dy nuk janë më në kulmin e tyre, Pacquiao pësoi një humbje shokuese ndaj Jeff Horn në 2017, Khan ka mbi një vit që nuk ndeshet. Por kjo sfidë do t’u ofronte një mundësi të mirë për t’u rikthyer te kohët e arta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera