Fokus

Duda Balje s’ka të ndalur, për herë të parë jep detaje të tjera për komunitetin LGBTI

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 20 May 2022

Deputetja boshnjake, Duda Balje, po vazhdon fuqishëm t’i qëndrojë kundër Kodit Civil, i cili lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

Sipas Balje ky kundërshtim qëndron për arsyeje se personat të cilët e kanë përkrahur gjithmonë deputeten janë kundër këtij ligji dhe kjo vetëm po përcjellë zërin e tyre.

“Në komunikim me njerëz prej të cilëve unë kam pas përkrahje, ata definitivisht kanë qenë kundër, shumë, shumë kundër” tha ajo për emisionin N’Konak.

-Advertisement-

Por ajo meqenëse i përket fesë myslimane, për këtë çështje është konsultuar edhe me disa hoxhallarë.

“Unë jam myslimane d.m.th. është diqysh normale se unë kam folur me hoxhallarë, është normale se unë kam shumë shokë dhe në fakt mendimi i tyre edhe i qytetarëve ka qenë i njëjtë me mendimin tim personal edhe kjo është arsyeja pse unë nuk e kam votu” shtoi Balje.

Deputetja edhe pse tash është kundër Kodit Civil, ajo në një periudhë kohore iu ka ndihmuar komunitetit LGBTI.

“Por unë kam bashkëpunua me ata unë i kam ndihmu shumë herë konkretisht me emër mbiemër personave të cilët janë të komunitetit LGBTI, unë i kam ndihmu personalisht”

E presioni mbi deputetët e kuvendit që ta votojnë këtë ligj nuk iu ka munguar as nga Qeveria e Kosovës.

“Presioni ka qenë shumë sensitiv, por ka qenë okej boni çka të doni, por është mirë me miratu, sepse ju duhet me i bo marketing shtetit se jeni gati për me pranu, se evropa po e don këtë edhe hajde na e bëjmë këtë për me qenë më afër tyre. Mbi deputetet individualisht po, ju keni pa jemi një numër serioz të cilët jemi duke menduar kundër edhe komuniteti LGBTI kur duhet me dalë me i mbrojtë të drejtat të cilat mendojnë se i kanë në bazë të kushtetutës, duhet me qenë gati se ne nuk jemi duke menduar njëjtë, mendimi personal është e drejtë me mendu qysh ti don” ka treguar deputetja e Kosovës.

Ajo madje për emisionin N’Konak me Islam Morinën, ka zbuluar koston e ndryshimit të gjinisë.

“Unë qysh kam kuptu prej bisedave me persona të cilët janë profesionist në këtë fushë, ata kanë thanë se ndryshimi i gjinisë për një rast është 60 mijë euro”, tha ajo.

Deputetja e cila është pjesë e shumicës parlamentare, thotë se mbi të gjitha sfidat që i hasin rreth kësaj çështje prap do të vazhdojë të jetë kundër.

“Tash jemi duke pritë se a do të reagojë qeveria dmth në ato dy tri pika diskutabile të cilat i kemi pas a jo, ata kanë të drejtë prapë dmth Kodin Cilvil, njëjtë me pru në kuvend për votim nëse ata mbërrijnë me bo vota kjo kalon, na të cilët kemi qenë kundër prapë, jemi kundër”, ka shtuar Duda Balje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera