Lajme

Duda Balje mund të kthehet në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 08 Mars 2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar votat për subjektin politik Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzi në Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

Kështu përmes këtij vendimi Adrijana Hodzic nuk do të arrij të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka bërë të ditur edhe Eugen Cakolli, nga Insituti Demokratik i Kosovës.

-Advertisement-

“Nëse vendimi i PZAP-së për anulimin e një pjese të votave të subjekteve politike nga komuniteti boshnjak, nuk apelohet apo ndryshohet nga Gjykata Supreme, atëherë Adrijana Hodzic, përkatësisht subjekti i saj, do të mbetet jashtë Kuvendit”, ka shkruar ai.

E sipas tij Dude Balje do të ketë mundësi të ulët në Kuvendin e Kosovës.

“Në vend të saj, ulësen do t’a fitojë Socialdemokratska Unija, me kandidaten Duda Balje – si më e votuara në radhët e këtij subjekti”, ka thënë Cakolli./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy