Lajme

Duda Balje: Festova pas dënimit që iu dha Ratko Mlladiqit

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 09 June 2021

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës Duda Balje ka thënë se ishte një ditë e lumtur meqë kriminelit Ratko Mlladiq, që kreu mizori ndaj bashkëkombësve të saj, iu dha dënimi i merituar.

Megjithatë, ajo ka disa brenga dhe pakënaqësi.

“Kam qenë shumë e lumtur dhe kam festuar, por kam pasë një anë që dyshon se ky është një vendim individual. Ai s’i ka bërë vetë krejt krimet, por shteti që ka përfaqësuar. Edhe ne si Kosovë duhet ta marrim një leksion shumë të madh meqë Serbia s’është gati të pranojë realitetin dhe vendimin e një gjykate. Unë si boshnjake dhe secili boshnjak në botë kemi pritur shumë, por drejtësia ka marrë rrugën e duhur”.

-Advertisement-

Balje ka thënë se Kosova duhet përgatitur mirë që të mos humbasë rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Ne e dimë se ka ndodhur gjenocidi në Kosovë, por për të vërtetuar këtë duhet të jemi gati. Duhet të sigurojmë provat si duhet, nëse njëherë Gjykata Ndërkombëtare thotë se nuk ka pasë gjenocid në Kosovë atëherë më s’kemi të drejtë të aplikojmë. Serbia duhet të bëjë kërkimfaljen, por s’besoj që është e gatshme. Serbia prapë se prapë s’e pranon vendimin e Gjykatës dhe e konsideron Mlladiqin hero”.

Balje ka thënë se historia e shqiptarëve dhe boshnjakëve është e njëjtë, por se “Bosnja ka marrë një dënim shumë më të madh, sepse lufta ka zgjatur më shumë”.

“Secili boshnjak në botë e ka pranuar Kosovën shtet në zemrën e tij”, tha Balje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera