Lajme

Duda Balje e tronditur nga përleshja në Kuvend, tregon çfarë ndodhi

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 13 July 2023

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Bajle ka komentuar për mediat përleshjen e sotme që ka ndodhur në Kuvend.

Bajle e hutuar, komenton ngjarjen dhe tregon se Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka dhënë një pauzë 30 minutëshe, pas gjithë kaosit që ndodhi. Duda Bajle është shprehur se ka pasur goxha tensione ndërmjet deputetëve.

Deputetja ka shtuar për mediat se nuk ka ndodhur më tutje ndonjë përleshje jashtë kamerave, dhe se të gjithë janë mirë. “Krejt çka ka ndodhë ka ndodhë brenda tek foltorja. E kam ni vetëm zanin e Ganes, nuk e di….. , ata kanë thanë kryeministri me dal prej foltores ai nuk ka dalë edhe ka nisë… policia s’ka ardhë vetëm sigurimi…” ka thënë Bajle/Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Ndiqeni në videon më poshtë deklarimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera