Fokus

Dubai me 5 mijë sheikë të Kosovës

Autori: Anita Krasniqi 15:33 | 14 February 2019

Morena Taraku dhe Shkëndije Mujaj nuk janë të vetmet nga Kosova që udhëtojnë shpesh për në Dubai.

Përderisa Taraku, vitin e kaluar bëri publike edhe lidhjen me biznesmenin e famshëm nga Dubai, Sasha Sobhani, për Shkëndije Mujajn duke se ky vend është i preferuari i saj për të kaluar pushimet verore, shkruan gazeta inFokus.

Por, për arsye të ndryshme, vitin e kaluar mijëra kosovarë kanë marrë rrugë për në vendin e largët arab.

-Advertisement-

Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka konfirmuar për Gazetën inFokus, se vitin e kaluar, afro 5 mijë persona kanë udhëtuar nga Kosova për në Dubai.

“Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinë s në vitin 2018 për në Dubai kaëe realizuar shkuarje 2,234 udhëtarë, nëse e llogarisim numrin e njëjte edhe në arritje atëherë kemi 4,468 apo rreth 4,500 udhëtarë përgjatë 2018”, ka thënë Hyseni.

Gazeta inFokus, nuk ka arritur të siguroj të dhëna për arsyen e udhëtimit në vendin që vlerësohet si “parajsë në shkretëtirë”.

E në anën tjetër, një pjesë e madhe e kosovarëve duket se nuk mund të planifikojnë fare për udhëtime jashtë vendit.

Një pjesë për shkak të vizave, e një pjese konsiderueshme për shkak të mundësive të kufizuara financiare.

Nga të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, thuhet se 90 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë vetëm me 1.30 euro në ditë.

E këta janë 5 përqindëshi i tërë kosovarëve.

Më mirë nuk jetojnë as 17 për qind e qytetarëve tjerë.

Këta marrin hiq më shumë se 1.82 euro në ditë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera