Duart tregojnë sinjale për shëndetin që nuk duhet t’i injoroni
Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 15 November 2019
Nëse i hidhni një sy duarve, atëherë do kuptoni se sa shumë thonë për shëndetin tuaj. Duart janë një indikator i rëndësishëm i asaj që ndodh me organizmin që nuk duhet ti injoroni.
Therje në duar dhe gishta
Kjo tregon se nuk merrni mjaftueshëm vitaminë B1, B6, B12 ose vitaminë E. Jepini rëndësi shëndetit tuaj. Nëse e ndjeni këtë, atëherë bëni një vizitë tek doktori juaj ose kërkoni për ushqime që përmbajnë vitaminat që ju duhen.
Shenja gishtat ngjyrë blu
Kjo tregon qarkullimin e dobët ose nivele të ulëta të oksigjenit në gjak. Shpesh nuk është e dëmshme, por nëse shoqërohet me pneumoni, mund të jetë një shenjë e sëmundjes së mushkërive.
Ndjenjë mpirje në majë të gishtave
Nëse e ndjeni këtë, atëherë keni probleme me qarkullimin e gjakut. Sidoqoftë, mund të jetë rezultat i një nervi të dëmtuar ose sëmundjes kardiovaskulare.
Gishta të bardhë, blu ose të mpirë
E gjitha kjo lidhet me sëmundjen “Buerger”, që tregon se keni rritje të inflamacionit në enët e vogla dhe të mesme të gjakut. Shpesh është rezultat i pirjes së duhanit.
Thonj të zbehtë
Nëse shtypni bazën e thonjve për një kohë, ajo do të kthehet e bardhë, por pastaj përsëri rozë. Kjo është normale. Sidoqoftë, nëse baza mbetet i bardhë, kjo mund të jetë një shenjë e mungesës së hekurit.
Ju dridhen duart
Fillimisht, jepini rëndësi kafeinës që merrni dhe nivelit të stresit. Shumë stres dhe kafe mund të shkaktojë dridhje duarsh. Nëse nuk keni asnjërën nga këto, bëni një vizitë për të mësuar më shumë.
Pëllëmba e kuqe
Nëse ju ndodh kjo, shkoni urgjent tek doktori pasi është shenjë e një sëmundje me mëlcinë.
Gishta të enjtur
Nëse ndodh kjo, atëherë tregon se jeni person që konsumoni shumë kripë. Provoni të mos e përdorni shpesh dhe të konsumoni shumë ujë.
Duar të djersitura
Kjo mund të jetë rezultat i një gjendre tiroide tepër aktive. Nëse vuani prej saj shumë shpesh, telefononi mjekun tuaj.
Të tjera
-
Finlanda zyrtarisht me kryeministre, më e reja në botë
Ministrja e transportit në Finlandë Sanna Marin u zgjodh nga partia e saj Soc...
-
36 aksidente për 24 orë, policia shqipton më shumë se 1 mijë tiketa trafiku
Policia e Kosovës njofton se vetëm për 24 orë në Kosovë ishin 17 aksidente me...
-
IGJEUM nxjerr të dhënat: Lëkundjet që janë regjistruar natën dhe si ka lëvizur magnituda
Gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë janë reg...
-
Haradinaj ngushëllon familjen Ahmeti
Ramush Haradinaj, Kryemimistri në detyrë ka njoftuar se është ndarë nga jeta ...
-
Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është në rend dite
Janë dy tema rreth të cilave përqendrohet më së shumti vëmendja e BE-së kur b...
-
LDK-ja nuk lëshon pe, insiston ta marrë presidentin
Lidhja Demokratike e Kosovës po synon ta marrë postin e presidentit dhe atë t...
-
Moti, javë e ftohtë me reshje shiu dhe bore
Gjatë javës në vijim mbi rajonin tonë pritet të depërtojnë fusha të presionit...
-
Shqipëri, sot nis mësimi në zonat e prekura nga tërmeti
Dy javë pas tërmetit në Shqipëri, nxënësit sot do t'i rikthehen bankave të sh...
-
Prezantohet studimi rreth perceptimit të korrupsionit sipas bizneseve
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me programin “Aktiviteti për...
-
Mbahet “Sfida e kodimit” në kuadër të programit “Shkollat e shekullit 21”
“Sfida e Kodimit” organizohet në kuadër të programit “Shkollat e shekullit 21...
-
Pesë vite nga formimi i Qeverisë Mustafa
Sot bëhen pesë vite që kur Parlamenti i Kosovës votoi qeverinë e udhëhequr ng...
-
Eksperimenti me njerëz i mjekëve nazistë
Më 9 dhjetor të vitit 1946, në Nurmberg, fillon gjykim i mjekëve nazistë nën ...