Duart me gjak dhe britma, video e momentit kur pronari i lokalit terrorizon turistët spanjollë
Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 17 August 2019
Pamje të filmave hollivudianë duken këto që kanë xhiruar turistët spanjollë të dhunuar dy ditë më parë nga pronari i një lokali në Porto Palermo të Himarës. Personi që shihni në video është Mihal Kokëdhima, i cili ka hipur sipër furgonit, ndërkohë që është në lëvizje, dhe tenton të hyjë brenda duke thyer xhamin, për të vijuar dhunën ndaj turistëve.
Pamjet janë xhiruar nga turistët spanjollë, që u bënë pjesë e një skene gati të pabesueshme dhe aspak normale.
Në video shihet se si Kokëdhima qëndron i varur në furgon teksa shoferi vijonte të ecte.
Tmerri për familjen nga Spanja ka zgjatur për disa minuta deri sa Kokëdhima u shkëput nga furgoni dhe një patrullë policie kaloi aty pranë.
I gjithë konflikti nisi pasi turistët nuk u shprehën të kënaqur nga cilësia e ushqimit në restorant dhe vendosën të largohen, por ky veprim nuk u pranua nga pronari, duke degjeneruar në këtë skenë të turpshme.
Mihal Kokëdhima është arrestuar nga policia, ndërsa pranë familjes spanjolle shkoi vetë ministri i Turizmit, Blendi Klosi.
Të tjera
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...