Lajme

“Duam rritje dinjitoze të pagave”, nis protesta e SBASHK-ut në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 04 December 2024

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), po mban protestë sot në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë.

Ata kanë paraqitur disa kërkesa, ndër to kërkesën për rritje pagash dhe për nënshkrimin e kontratës kolektive.

“Duam rritje dinjitoze të pagave. Duam nënshkrimin e kontratës kolektive,  Kur mungon dialogu, mungon edhe demokracia, mos na mohoni kontributin e viteve të nëntëdhjeta. Duam përmirësim të kushteve të punës”, thanë ndër të tjera ata.

-Advertisement-

SBASHK gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar se nëse Qeveria dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk reflektojnë mbi kërkesat e tyre, do të hyjë në grevë të përgjithshme.

“Qasja e tyre dhe injorimi i tyre i vazhdueshëm dolli vendimin për veprime sindikale. Fillimisht u vendos që me 4 dhjetor të bëhet protestë dhe presim që protesta para MASHTI-t dhe qeverisë të jenë mbi 1500 pjesëmarrës. Nëse Qeveria e sidomos Ministrja Nagavci nuk reflektojnë do të analizojmë situatën dhe do të marrin vendime duke mos e përjashtuar grevën e përgjithshme”, ka thënë Jasharaj gjatë ditës së djeshme.

Një ditë para kësaj proteste, përfaqësusit e SBAShK ishin ftuar në takim me ministren Nagavci dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë.

Por për SBAShK, ky ishte një takim i shkurtër që nuk solli rezultate konkrete, pasi sipas Sindikatës, ministrja Nagavci nuk shfaqi gatishmëri për të diskutuar në mënyrë konkrete mbi kërkesat e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera