Fun & Video

“Dua të flas me Trumpin”/ Panik në Chicago, i riu hipën lart në ndërtesë dhe kërcënon se do të vetëvritet

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 19 October 2020

I varur me litar në fasadën e ndërtesës Trump Tower në Chicago, një person i paidentifikuar ka shkaktuar panik, teksa kërcënonte se do të vetëvritej nëse nuk fliste me presidentin Donald Trump.

Personi në fjalë, i cili mendohet të jetë rreth moshës 20-vjeçare hipi në ndërtesë në orën 5:30 të pasdite, duke qëndruar atje për orë të tëra, teksa negociatorët e policisë u përpoqën ta bindnin të zbriste.

“Kam thikë. Nëse dikush përpiqet ta tërheqë [litarin], unë do ta pres dhe ndoshta do të vdes. Por nuk dua të vdes”, tha djali.

-Advertisement-

Sipas mediave, nuk dihet për çfarë i riu dëshironte të fliste me presidentin Trump, por tha:

“Nëse Trump, premton diçka, ai duhet ta bëjë para zgjedhjeve. Të gjithë ata që më njohin e dinë që unë nuk jam i çmendur. Unë nuk jam i çmendur. Unë jam një djalë i arsimuar mirë. Por… Z. Trump, nëse mendoni se jam i çmendur, nuk jam i çmendur. Dhe nëse nuk do të flasësh me mua, unë do të pres”, thotë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera