Rozë

Dua Lipës i hakohet faqja në spotify

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 02 December 2020

Dua Lipa është një prej disa këngëtarëve me renome që janë bërë pre e një hakeri. Faqja në Spotify e Dua Ligas është hakuar, dhe hakeri ka postuar mesazhe për Donald Trumpin dhe Taylor Swiftin, raporton BBC.

Të mërkurën, pos Dua Lipas i është hakuar edhe faqja e Lana Del Reyt, ndërsa hakeri u ka zëvendësuar biografitë.

Hakeri e ka quajtur veten Daniel dhe i ka zëvendësuar fotot e yjeve me një të veten.

-Advertisement-

Ky veprim do të jetë turpërim për tentimet e platformës për të ofruar siguri. Është aplikacioni më i popullarizuar i llojit të tij.

Sulmuesi po ashtu i ka kërkuar njerëzve që të pranojnë në Snapchat, dhe ka shtuar fjalët “Trump 2020”.

Ai ka përmendur edhe Taylor Swiftin, që e ka quajtur mbretëreshë.

Spotify shpejt ka vepruar, dhe faqja e Dua Lipas dhe yjeve tjera janë kthyer në normalitet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera