Rozë

Dua Lipa vjen me një stil shumë ndryshe, i mahniti të gjithë me pamjen e saj (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 28 October 2022

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, i ka surprizuar fansat e shumtë me disa fotografi të publikuara në profilin e saj në “Instagram”. Në pozat në fjalë, artistja shfaqet me një look tërësisht ndryshe na ç’ka jemi mësuar ta shikojmë yllin.

Ylli i muzikës kishte veshur një kostum me xhaketë dhe pantallona lëkure dhe poshtë saj e kishte kombinuar me një kanotiere të zezë me tyl.

Veshja Givenchy me dy pjesë kishte ngjyrat e kuqe, të bardhë dhe të zi dhe detaje me zinxhir. Ajo i kapi flokët topuz në formë të çrregullt duke i lënë balluket përpara fytyrës.

-Advertisement-

Lipa e kombinoi veshjen me një gjerdan të trashë ari të lidhur me zinxhirë dhe një palë vathë të mëdha. Ndërsa për make-up ajo kishte bërë një penel të zi dhe buzët me shkëlqim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera