Rozë

Dua Lipa sjell fotografi të tjera nga pushimet në jug të Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 18 August 2022

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa, është duke i kaluar pushimet verore në Shqipëri.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur përmes disa fotografive që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Lipa publikoi së fundmi në Instagram disa fotografi të reja, ku ndër të tjerash shfaqej në poza me bikini dhe në disa të tjera duke bërë joga në plazhet e Shqipërisë.

-Advertisement-

“Disa gjëra” shkroi interpretuesja e hitit “Don’t Start Now” në mbishkrimin e fotografive, ndërsa pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk munguan.

Një ditë më parë, teksa i publikoi disa fotografi në faqen zyrtare në Facebook, Dua mori vëmendjen edhe të vet kompanisë gjigante të rrjeteve sociale.

Facebook i kishte komentuar asaj “Dua Lipa, mbretëresha shqiptare”, në disa fotografi që 26-vjeçarja kishte publikuar në Facebook nga pushimet në Shqipëri.

Dua përndryshe ndodhet në shtetin amë, pasi në fund të këtij muaji do të interpretojë në festivalin “Sunny Hill”, edicioni i parë që mbahet në Tiranë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera