Rozë

Dua Lipa shpallet artistja më e mirë e vitit në Azi

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 05 December 2019

Dua Lipa ka fituar çmimin për artistën më të mirë të huaj në Mnet Asian Music Awards.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare arrin të jetë artistja më e pëlqyer dhe më e suksesshme e vitit në Azi.

Dua Lipa është shpërblyer mbrëmë me çmimin si artistja më e mirë e huaj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët e muzikës për vitin 2019 në Azi.

Gjithashtu, këngëtarja ka perfomuar në këtë ceremoni këngën e saj më të re, “Don’t start now”, që është këngë paralajmëruese e albumit të saj të radhës, “Future Nostalgjia”.

Albumi i ri i Duas do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Të tjera