Kulturë

Dua Lipa ‘pushton’ sërish botën, fiton çmim në British Awards

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 20 February 2019

Dua Lipa ka pushtuar sërish skenën botërore të muzikës, duke fituar një prej çmimeve kryesore në ceremoninë British Awards.

Lipa bashkë me Calvin Harris kanë fituar çmimin “British Single”, shkruan Gazeta inFokus.

Kënga e titulluar “One Kiss” triumfoi para gjithë të tjerave, në garën më të rëndësishme në Britani të Madhe.

-Advertisement-

Më herët ajo bashkë me shqiptaren tjetër, Rita Ora nuk ia arritën të triumfojnë në çmimin “Video më e mirë në Britani”. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera