Rozë

Dua Lipa publikon të tjera imazhe nga Ibiza, ndërsa vë në pah të pasmet

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 29 August 2023

Dua Lipa ka treguar të pasmet e saj tepër të tonifikuara e veshur me një palë pantallona shumë të shkurtra.

Këngëtarja e hitit “Dance the Night”, 28 vjeçe, pozoi para gjelbërimit, ndërsa kishte veshur një bluzë të verdhë të çelur dhe pantallona të shkurtra kamoshi ngjyrë deveje.

Pantallonat e shkurtra të ulëta ekspozonin pjesën e poshtme të faqeve të të pasmeve të saj dhe kishin një rrip që përputhej me ngjyrat, shkruan DailyMail.

-Advertisement-

Flokët e saj të gjata të errëta i rridhnin në shpinë dhe Dua mbante një orë delikate prej ari në kyçin e dorës.

“Sun bum”, shlroi ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.

Ngjyra e veshjes së saj vinte në pah ngjyrën që Dua ka marrë nga nxirja në diell.

Gjatë një interviste për “Vogue France”, këngëtarja shqiptare shpjegoi se persononaliteti i saj skenik është një version i ekzagjeruar i vetes.

“Kam mësuar të mbaj disa aspekte të vetes sime për rrethin tim të brendshëm. Është Dua që është e qetë në shtëpi, pastaj në media, është ky versioni im i ekzagjeruar që quhet edhe Dua dhe që i jep të gjitha në skenë”, tha ajo.

Dhe ajo zbuloi se versioni i saj i preferuar i vetes është një përzierje.

“Ky dyfishim më lejon të mbaj një jetë normale, shpjegoi ajo. “Kur kam një takim profesional, kaloj në modalitetin ‘Dua Lipa Music Career’, por menjëherë pas kësaj mund të takoj edhe miqtë e mi në modalitetin ‘Private Dua’ dhe t’i lë të gjitha të tjerat anash”.

Ylli i filmit “Barbie” shtoi: “Këto dy palë më ndihmojnë të qëndroj në tokë”.

Këngëtarja e hitit “New Rules” nuk dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, duke zbuluar: “Kur ftoj njerëzit për darkë, jam shumë e lumtur që nuk jam në qendër të vëmendjes, pasi të qenit në qendër të vëmendjes është bërë puna ime”.

“Ka shumë dualitet tek unë… Por është brenda këtij dualiteti ajo ku unë gjej paqen. Dhe ku ia lejoj vetes të hedh poshtë besimin tim kur jam në shtëpi. Është freskuese”, shpjegoi ajo.

Dua ka edhe një gjë tjetër për të festuar. Kënga e saj “Dance the Night” nga kolona zanore e filmit “Barbi” ka arritur numrin 1 në klasifikimin zyrtar të këngëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera