Rozë

Dua Lipa publikon momentet e veçanta nga “Sunny Hill”: Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 08 August 2022

“Sunny Hill Festival”, u mbajt në Prishtinë për katër ditë rresht.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe babai i saj, Dugagjin Lipa, janë organizatorët e këtij festivali, shkruan lajmi.net.

-Advertisement-

E për këtë arsye prej disa ditësh ata po qëndrojnë në Kosovë.

Dua performoj natën e parë, teksa netët e tjera ka shijuar performancat e kolegëve nga këndi i publikut.

Pas përfundimit të festivalit për këtë vit, Dua ka ndarë momente të veçanta, ku shfaqet së bashku edhe me të motrën, Rinën dhe të vëllanë, Gjinin.

Po ashtu ajo ka publikuar edhe imazhin ku bën shqiponjën.

“Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim”, ka shkruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera