Rozë

Dua Lipa publikon fotografi dhe disa shënime nga periudha e shkollës

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 07 September 2023

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me fansat postime të ndryshme.

Ylli me origjinë nga Kosova së fundmi është rikthyer në kohë duke sjellë disa kujtime nga fëmijëria.

Pas pushimeve në Spanjë, Itali e Shqipëri, bukuroshja është rikthyer në Londër, ku edhe tregon se ka gjetur një libër me shënime.

-Advertisement-

Në të ndodhen dizajne, fotografi e gjithashtu edhe disa copëza nga udhëtimet në shkollë.

“Më në fund u ktheva në shtëpi dhe gjeta librin tim të shënimeve që kur isha 10 vjeçe me disa foto, dizajne dhe udhëtime në shkollë”, u shpreh ajo.

Krijuesja e hitit “Levitating” zbulon se kjo do të jetë pjesë e podcast-it të saj, gjersa ka falënderuar për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që i kanë ofruar në sezonin e tretë.

Dua këtë periudhë ka qenë në Ibiza me të dashurin e saj, regjisorin Romain Gavras.

Ajo mes tjerash e ka prezantuar edhe me prindërit, Dukagjinin e Anesën, duke bërë me dije kështu se lidhja e tyre veçse po bëhet me serioze. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera