Rozë

Dua Lipa pozon me bikini duke lexuar: Që kur e mbaj mend veten, kudo që shkoj marr një libër me vete

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 11 May 2023

Dua Lipa i la pak vend imagjinatës teksa pozoi në një mori fotografish me bikini, të cilat i ndau me ndjekësit e saj të Instagramin të enjten.

Këngëtarja 27 vjeçe, tregoi figurën e saj të lakmueshme trupore në bikini në formë trekëndëshi ngjyrë teksa rrinte buzë ujit, shkruan DailyMail.

Duke bërë një ‘selfie’ nga lart, interpretuesja e hitit “New Rules” u sigurua që barku dhe dekolteja e saj të shfaqeshin plotësisht në imazhet e publikuara.

-Advertisement-

Dua i ofroi kamerës një shikim të zjarrtë teksa mbante një libër dhe tregoi bukurinë e saj pa makijazh.

Ajo kishte për aksesor një gjerdan të hollë floriri dhe kërthizë.

Në një tjetër fotografi të guximshme, Dua Lipa pozoi me bikini ngjyrë jeshile duke treguar linjat e saj të trupit.

Sërish me një libër në dorë, Dua i buzëqeshi kamerës teksa tregonte tatuazhin e saj në krahun e majtë.

Kësaj radhe, ylli me origjinë nga Kosova i shtoi pamjes së saj një palë vathë floriri dhe një shirit të vogël të kuq.

Duke postuar më shumë fotografi me libra në dorë, Dua ndau një ‘selfie’ të saj e shtrirë në divan, duke lexuar në aeroplan dhe një fotografi në kujtesë nga koha kur ishte fëmijë.

Duke ndarë fotografitë me 88.1 milionë ndjekësit e saj, Dua njoftoi fillimin e klubit të saj të ri të librave, në partneritet me buletinin e saj online të quajtur “Service 95”.

Ylli ndau emocionet e saj për prezantimin e tij, si dhe zbuloi se si leximi është një pjesë ‘tepër e rëndësishme’ e jetës së saj dhe një nga ‘gëzimet e saj më të mëdha’.

Ajo shkroi: “Që kur mbaj mend, kudo që shkoj marr një libër me vete”.

“Leximi është një pjesë tepër e rëndësishme e jetës sime dhe një nga gëzimet e mia më të mëdha. Jam shumë i emocionuar për të filluar Klubin e Librit Service 95 ku mund ta ndajmë atë gëzimin e zbulimit me njëri-tjetrin”.

“Çdo muaj, ne do të thellojmë librin tonë të muajit me intervista me autorë, veçori që shtojnë kontekstin rreth librit, rekomanduar lexim të mëtejshëm dhe shumë më tepër! Jam shumë e emocionuar të lexoj së bashku me ju”.

Dua krijoi buletinin e saj online në fillim të këtij viti, i cili përfshin raportimin e saj.

“Ka qenë gjithmonë diçka që e kam dashur”, tha ajo. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera