Rozë

Dua Lipa pjesë e filmit të ri “James Bond”

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 04 April 2019

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të këndojë kolonën zanore të filmit “Bond 25”, i fundit si agjenti 007 i Daniel Craig.

Kënga do të shoqërohet dhe me një videoklip, i cili do të nisë xhirimet në muajin gusht në Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci në Itali.

Adele, Sam Smith, Jack White dhe Chris Cornell kanë qenë yjet e tjerë që kanë realizuar kolonën zanore të agjentit 007 në filmat e fundit.

-Advertisement-

Ky është një tjetër sukses për këngëtaren 23-vjeçare, e cila këtë vit për herë të parë arriti të rrëmbejë edhe dy çmime “Grammy”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera