Rozë

Dua Lipa paralajmëron ‘Studio 2054’ që transmetohet live edhe në vendin tone

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 09 November 2020

Dua Lipa ka zbuluar planet e saj për një ngjarje unike e cila do të bëhet live stream në gjithë botën më 27 nëntor

Sekreti është zbuluar dhe pritjes i ka ardhë fundi. Biletat për Dua Lipa Studio 2054 tashmë janë në shitje në Festtix, platformën më të re ndërkombëtare për menaxhimin e eventeve, bazuar në Prishtinë. Eksperienca e re dhe shumë-dimensionale do të bëhet livestream të premten, më 27 nëntor, me fillim nga ora 21:30 në LIVENow.

“E xhiruar live në një depo massive në Londër, “Studio 2054” do të jetë festim i jokonvencionales dhe unikes. Dua do të lëvizë nëpër setet e krijuara posaçërisht për shfaqje, ndërsa ofron një shfaqje surreale televizive në disko me rrota, vallëzimeve ekstatike, në skena të lëvizshme, sallone të modës dhe dhoma të zhveshjes të bëra për diva. Me perfomanca të pjesëve të albumit “Future Nostalgia”, “Club Future Nostalgia” dhe albumin e saj debutues, asaj do t’i bashkohen edhe shumë super-yje botërore të muzikës që janë ftuar të papritur, për të dhënë një shpërthim euforik lumturie dhe kohë të mira”, thuhet në njoftimin për media.

-Advertisement-

Më shumë si një film live sesa shfaqja e zakonshme live, Studio 2054 është një përvojë elektrizuese që e bën Duën të këndojë, të kërcejë në ritëm, të ecë në skenën e vallëzimit bashkë me një grup të super-yjeve të muzikës botërore, interpretues të befasishëm, akrobatë dhe artistë të ndryshëm.

Për shtetet e rajonit, përfshirë vendin tonë, biletat dalin në shitje sot në https://festtix.co.uk/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera