Rozë

Dua Lipa nominohet në dy kategori në “American Music Awards”

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 27 October 2020

Edicioni i këtij viti i American Music Awards (AMA) u paralajmërua muaj më parë teksa ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore do të mbahet më 22 nëntor.

E nuk kishte si të mungonte nominimi i një shqiptareje si këngëtarja Dua Lipa në një eveniment të tillë, shkruan Gazeta inFokus.

Lipa është nominuar në dy kategori për ‘Artistja e preferuar femër’ dhe ‘Kënga e preferuar’.

-Advertisement-

E vet Dua në një postim në rrjetin social Instagram ngacmoi ndjekësit se për këtë herë të tretë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, ka planifikuar diçka shumë speciale.

“Kam planifikuar diçka të veçantë në këtë eveniment për herën e tretë. Qëndroni deri më 22 nëntor në ABC”, ka shkruar ajo. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera