Rozë

Dua Lipa, në listën e femrave të vitit të “Vogue”

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 31 May 2018

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është përfshirë nga revista “Vogue” në listën e 25 femrave më me influencë në Britaninë e Madhe.

Këngëtarja shqiptare e sheh veten në të njëjtën listë ku janë edhe emra si Meghan Markle, Dukeshës së Sussex, JK Rowling dhe Amal Clooney.

“Hiti i saj “New Rules”, një himn i fuqizimit të femrës, ka paraqitur një model për jetën moderne dhe deri më tani”, shkruan revista.

-Advertisement-

Dua Lipa ka fituar dy çmime “Brit Awards” këtë vit dhe performoi në finalen e Champions League të luajtur në Kiev, mes Real dhe Liverpool.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera