Lajme

Dua Lipa nderohet me dy çmime Grammy (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 11 February 2019

Dua Lipa u shpërblye me dy çmime Grammy natën e mbrëmshme në ceremoninë e “Grammy Awards”.

Ajo mori në shtëpi çmimin për artisten më të mire të re dhe atë për zhanrin ‘dance’.

Dua tha se ishte “nervoze dhe mirënjohëse” pasi ajo pranoi çmimin, një nga katër shpërblimet më të mëdha të natës.

-Advertisement-

23 vjeçarja falenderoi të gjitha gratë në këtë kategori, dhe tha se ” këtë vit jemi rritur me të vërtetë”.

Komenti ishte një thumb për presidentin e Grammys, Neil Portnow, i cili vitin e kaluar u përpoq të shmangë kritikat për mungesën e fitueseve gra, duke thënë se gratë duhet të “rriten” në mënyrë që të konsiderohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera