Rozë

Dua Lipa kapet mat me aktorin e njohur në Madrid

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 04 June 2022

Dua Lipa mbajti një ditë më parë një koncert madhështor në Madrid, në kuadër të turit botëror “Future Nostalgia” duke rrëmbyer vëmendjen. Megjithatë, këngëtarja shqiptare është parë duke u larguar nga koncerti me aktorin Aron Piper, i famshëm për rolin e tij në serialin e Netflix “Elite”.

Ata më pas shkuan të festonin në një klub nate në Madrid. Mirëpo, detaji që ka tërhequr vëmendjen është se janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, gjë që ka ndezur thashethemet për një romancë mes të dyve. Mediat e huaja shkruajnë se aktori mori pjesë në koncertin e Dua-s.

Videon mund ta shihni këtu: VIDEO

-Advertisement-

Kujtojmë që në fund të dhjetorit Dua Lipa i dha fund lidhjes dy vjeçare me modelin, Anëar Hadid. Që atëherë, këngëtarja e ka shijuar në maksimum të qenit beqare dhe tani duket se po i jep vetes një shans të ri me Arón Piper, megjithëse asnjëri nga të dy nuk ka thënë asgjë për këtë. /abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera