Rozë

Dua Lipa ka probleme me shëndetin, anulon një koncert

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 27 June 2018

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është sëmurë, dhe për këtë shkak i është dashur ta anulojë koncertin e paraparë të mbahet në Denver.

Artistja tregoi se po vuan nga një infeksion në vesh i cili ia pamundësoi të jetë e pranishme në koncert për të gjithë fansat e saj që kanë blerë bileta për ta dëgjuar Duan.

Këngëtarja bëri një postim në Twitter me anë të cilit iu kërkoi falje të gjithëve por tregoi se po punon në riorganizimin e koncertit për një datë tjetër.

-Advertisement-

“Më vjen shumë keq që duhej ta ndaloja koncertin e sotëm. Kam pasur një infeksion në vesh ditët e fundit, por mendova që do isha në gjendje të performoja, por kisha shumë dhimbje, prandaj u këshillova që të ndaloja përndryshe do të merrja dëmtime të përhershme në vesh. Ndihem shumë e mërzitur që ju kam zhgënjyer. Vërtetë dëshiroja që ta mbaja këtë shfaqje për ju. Mbani tiketat sepse jam duke punuar për ta riorganizuar koncertin. Ju dua”, shkroi Dua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera