Rozë

Dua Lipa flet hapur për marrëdhëniet seksuale, tregon çfarë nuk koncepton dot në çift

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 05 September 2023

Dua Lipa, së fundmi, zbuloi disa detaje rreth jetës së saj personale, duke shpjeguar se çfarë i duket e rëndësishme për të diskutuar me partnerin e saj në dhomën e gjumit. Ylli i popit rrëfeu se një nga aspektet më të rëndësishme të jetës seksuale të një çifti është ndershmëria dhe inkurajoi dëgjuesit që të bisedojnë hapur për nevojat e tyre.

Ajo filloi duke thënë se ishte “e çuditshme të heshtësh për nevojat e tua seksuale në një marrëdhënie”, duke shtuar: “Të mos flasësh për marrëdhëniet seksuale me personin me të cilin po kryen marrëdhënie seksuale, është një anomali e çuditshme për mua”.

“Është e rëndësishme të flasim më lirshëm për seksin në mënyrë që të mund të shpëtojmë nga faji dhe turpi që e rrethon atë”, theksoi këngëtarja shqiptare.

-Advertisement-

Së fundmi, duke iu referuar jetës së saj personale, ajo sqaroi se nuk do të përdorte kurrë një aplikacion takimesh, sepse “ata heqin spontanitetin e një romance të re”.

Dua Lipa ka kohë që është në lidhje me Romain Gravras dhe ka mbajtur një profil mjaft të ulët në lidhjen e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera