Rozë

Dua Lipa, drejt Parisit… pa pasaportë!

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 03 April 2018

Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bësh para se të nisesh për një udhëtim është të kujtohesh të marrësh pasaportën me vete dhe kur e harron…epo dukesh si një kloun i vërtetë, të paktën kështu ka ndodhur me Dua-n.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare na tregoi nëpërmjet një postimi në “Instagram” se ishte nisur për në Paris dhe sapo mbërriti në aeroport u kujtua se nuk kishte pasaportën me vete.

Ndërkohë, ajo po pret e turpëruar dhe në siklet që dikush t’ia sjellë. Në historinë e “Instagram”-it, 22-vjeçarja u shpreh se e ndjeu veten si një budallaqe rreth kësaj situate, ndërkohë që na shfaq një fytyrë klouni.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera