Fokus

Drunjet e Kosovës nuk do të dalin jashtë vendit pa u përpunuar

Autori: Doresa Geci 16:12 | 07 May 2019

Asnjë metër dru i papërpunuar nuk do të del nga Kosova në drejtim të vendeve tjera.

Vendimin këtë të martë e mori Qeveria e Kosovës.

Arsyeja e këtij vendimi është mbështetja industrisë drurore në vend.

-Advertisement-

Tani e tutje ndërmarrjet të cilat zhvillojnë këtë veprimtari nuk do të kenë mungesën e kësaj lënde.

Vendimi i Qeverisë u mirëprit nga drejtuesit e Shoqatës së Përpunimit të Drurit.
Drejtoresha ekzekutive e kësaj shoqate, Arjeta Pozheku beson se ky vendimi do të mbrojë pyjet në Kosovë.

Pozheku gjithashtu thotë së sektori i drurit në vend po ballafaqohet më mungesë të madhe të kësaj lënde, kjo për shkak të eksporti që u bë.Sipas saj druri duhet të përpunohet në Kosovë pastaj të shitet në vendet tjera.

“Sektori i përpunimit të drurit po ballafaqohet më mungese të lendes së parë, prandaj ne trajtojmë në atë mënyrë qe kur druri përpunohet dhe rritet vlera dhe në këtë mënyrë eksporti që realizohet nga Kosova do të ketë vlere me te larte. Prandaj jo të eksportohet si lënde e parë jashtë Kosovës por të përpunohet dhe pastaj të eksportohet”, ka thënë Pozheku për Gazetën inFokus.

Lidhur më këtë vendim të cilën e ka marrë qeveria e Kosovë ka folur edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.Shala tha se kjo parandalon prerjen ilegale të pyjeve si dhe mundëson që përpunuesit e drurit të kenë lëndën e parë.

“Propozimi për pezullimin e përkohshëm të eksportit të masës drurore e parandalon prerjen ilegale të pyjeve duke pasur parasysh kapacitetet e Komunave për mbrojtje të pyjeve si dhe e ruan fondin pyjor në Kosovë dhe i mundëson për përpunueseve të drurit furnizim më të qëndrueshëm me lëndë të pare” ka thënë Shala në mbledhjen e qeverisë./Gazeta inFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera