Lajme

Droge, përleshje dhe plagosje në qendër të Tiranës

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 04 September 2017

Një i ri është vënë në pranga nga policia pasi është përleshur dhe më pas ka plagosur me thikë një 42-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në mes të Tiranës, pas pallatit të Kulturës.

Në pranga është vënë Azgan Cengu, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij është bërë i mundur pasi pas Pallatit të Kulturës ka goditur me mjete prerëse për motive të dobëta shtetasin B. H., 42 vjeç.

-Advertisement-

Në total si provë materiale janë sekuestruar edhe 295.35 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa prej të cilës 13.25 gramë iu gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe 282.10 gramë gjatë kontrollit të ushtruar në banesë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës në ngarkim të Cengut për akuzat e “plagosjes së lehtë me dashje” dhe “prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”./syri.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera