Lajme

Drogë dhe sende të vjedhura, arrestohen 3 shqiptarë në Milano

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 04 February 2018

Policia Italiane në Milano ka arrestuar tre të rinj shqiptarë, pasi në banesën e tyre me qira i është gjetur drogë dhe disa sende të vjedhura.

Arrestimet janë bërë një ditë më parë, pas sinjalizimeve të banorëve për atë çfarë ndodhte në apartamentin pranë tyre.

Në apartamentin 615, në një pallat që siç duket është jashtë kontrollit bashkiak, policia ka gjetur 4 pako me drogë, orë, kompjuter dhe një iPhohe, të gjithë të vjedhur.

-Advertisement-

Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë Nertil Lako 29 vjeç, Elvis Bilali 28 vjeç dhe Florentino Fejzullahu 26 vjeç.

Arrestimi i tyre  është bërë gjatë operacionit të koduar “Penelop”

Policia kishte marrë sinjalizime për dy apartamente. Në atë të shqiptarëve ishte gjetur edhe lënda narkotike dhe sendet e vjedhura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera