Lajme

Driton Tali kalon në Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 18 May 2017

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Driton Tali zyrtarisht i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin për Klan Kosovën e kanë konfirmuar zyrtarë për media të Vetëvendosjes.

Gjatë ditës së sotme VV-së i është bashkuar edhe aktori i njohur kosovar Adem Mikullovci.

-Advertisement-

Lajmin e ka bërë të ditur edhe sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Daradan Molliqaj.

“Lëvizjes sonë iu bashkua aktori i madh shqiptar Adem Mikollovci, i cili njihet për konsistencën e tij politike prej kur ishte deputet i Kuvendit që shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Tek partitë e tjera po shkojnë kalkulantët. Në Lëvizje po vijnë parimorët”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera