Driton Selmanaj me“ultimatum” për Kurtin: Largo videon për Ivanoviqin dhe kërko falje

Autori: Gazeta inFokus
11:51 | 19 January 2023
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të heqë nga faqja zyrtare e qeverisë së Kosovës, videon ku përkujtoi e ngriti lartë ish politikanin serb, Oliver Ivanoviq.
Selmanaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar po ashtu që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të distancohet nga fjalët e Kurtit për Ivanoviqin, shkruan Gazeta Infokus.
Deputeti i LDK-së ka thënë se nëse kjo nuk ndodhë këtë qeveri do ta përndjekë përgjithmonë turpi.
“Kërkoj menjëherë që kryeministri të largojë këtë video dhe ti kërkojë falje qytetarëve si dhe presidentja të distancohet nga këto fjalë, përndryshe turpi do të iu përcjellë përherë”, ka thënë Selmanaj.
Kujtojmë që në 5 vjetorin e vrasjes së Ivanoviqit, Kurti i është drejtuar qytetarëve me një video e cila u publikua në faqen zyrtare të qeverisë së Kosovës.
Në këtë video, i pari i ekzekutivit, e ngriti lartë figurën e ish politikanit serb duke thënë se ai ishte një person të përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij.
Video kjo që nxiti reagime të shumta, e madje reagoi edhe motra e viktimës së Ivanoviqit, Flora Idrizi Peci. Duke thënë se po shkruan me lot në sy, Flora Idrizi Peci, ka thënë se Oliver Ivanoviqi i ka vrarë vëllain.
“E mallkoj dorën e mendjen time që ta dhashë votën, unë motra e të vrarit”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
LEXO EDHE: Për Oliver Ivanoviqin dedikoi videomesazh por Kurti nuk e thotë as një fjalë për Smajl Hajdarajn

Të tjera
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...