Lajme

Driton Selmanaj: LDK i ka fajet që e ka bërë kryeministër Albin Kurtin e Vjosa Osmanin kryetare

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 25 March 2020

Driton Selmanaj, deputeti nga radhët e LDK-së me të marrë fjalën ka pasur një kërkesë të drejtpërdrejt nga kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë që të ndal propagandën dhe tërë aparaturën e saj që funksion   në kuadër të Vetëvendosjes. Kjo pasi që sipas tij, në adresë të tij kanë ardhur 130 sms,  në të cilët i bëhet thirrje që të mos votoj për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Shkruan Gazeta inFokus.

Selmanaj ka kërkuar që Albin Kurti ti ndal militantet e tyre të mos i dërgojnë sms që mos të votohet mocioni.

“Në 113 sms kam marrë me mesazhin e njëjtë, mos ma vjedh votën mos u bë pjesë e klanit. Kjo nuk është forma si funksionon demokracia, prandaj po ju lus ndalojeni propagandën si mjet politik e që e kanë disa vende të tjera, të cilat nuk duhet t’i kemi model”, tha Selmanaj.

Ai tutje shtoi se LDK është fajtor pse e ka bërë Kurti kryeministër, e Hashim Thaci president. Madje tha se LDK mund të jetë fajtore edhe pse ka bërë kryeparalamentare Vjosa Osmanin.

“Ju mund të shani dhe fyeni LDK-në. Keni të drejtë – shani, fyeni, krejt gjuhën e tmerrshme që e keni brenda dhe vulgaritetin shpreheni”.

“Pse? Sepse vërtetë LDK-ja është fajtore, sepse ju ka bërë kryeministër. Hashim Thaçi i ka krejt fajet, sepse LDK-ja e ka bërë president. Vjosa Osmani mund të na lëshohet në qafë, sepse LDK-ja e ka bërë kryeparlamentare”.

“Tri pushtetet kryesore në Kosovë janë për shkak të LDK-së, sepse ne i kemi bërë. A jemi të zhgënjyer? Normalisht që po, sepse puna e parë që e bëjnë këta njerëz që i zgjedhim i lshohen në qafë LDK-së”.

“Kur e patëm zgjedhur Hashim Thaçin president, pas dy-tre muajve u organizua mocioni për ta rrëzuar LDK-në dhe Vetëvendosja e përkrahu. U bënë bashkë për të na rrëzuar. Kur e zgjedhëm kryeministër Albin Kurtin, pas 45 dite merr veprime për neve krejtësisht të papranushme”.

 

/Gazeta inFokus/

 

 

Të tjera