Lajme

Driton Kuka reagon për krimin në Gllogjan: Organet e sigurisë të lëvizin çdo gur për ta kapur autorin

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 27 November 2021

Trajneri i Xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë në Gllogjan ku u vranë tre persona dy prej të cilëve nxënës.

Kuka ka shkruar se i gjithë populli i ka syte tek organet e sigurisë duke bërë apel që të lëvizin çdo gur për ta kapur autorin e krimit.

“Gllogjani u përgjak mbramë! Me gjakun e njomë të të rinjve nga fshati që aq shumë na dha krenari gjatë luftës! Faji i vetëm i të rinjve ishte se shkuan të edukohen në shkollë që nesër vendin ta çojnë përpara! Sot një popull i ka sytë tek organet e sigurisë,lëvizni çdo gurë për gjetjen e këtij krimineli dhe i jepni dënimin e merituar! Ngushëllime familjeve dhe miqve”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera