Sport

Driton Kuka konfirmon se Majlinda Kelmendit do t’i ndërtohet një statujë

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 18 July 2019

Federata Botërore e Xhudos ka vendosur t’i ndërtojë statujë Kampiones Olimpike.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook se Federata Botërore e Xhudos ka vendosur t’i ndërtojë statujë Majlinda Kelmendit.

Kuka ka thënë se “artistët më të njohur në Botë janë ftuar për të punuar statujen e bronztë për Kampionen tonë Olimpike!”.

-Advertisement-

Postimi i Kukës në Facebook:

Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur në Botë për të punuar statujen e bronztë për Kampionen tonë Olimpike!

Çdo gjë do kryhet sai përket anës financiare nga Federata Botërore,unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në Vendin tonë.

Shpresoj që për Majlinden të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryevepren që do vij nga New York së shpejti …

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera