Fokus

Driton Çaushi i PSD-së i bashkohet marshit për Astrit Deharin

Autori: Halil Berisha 18:33 | 28 October 2019

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në rrugën në afërsi të kinemasë “ABC”, në marshin për aktivistin e ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Deharin.

Marshi u bë nga grupi organizativ “Unë jam Astriti!”, për të përkujtuar e shprehur solidaritetin me familjen e Astrit Deharit, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë vend u ndezën qirinj e u vendosen lule e kartolina me mesazhe për familjen e tij.

-Advertisement-

Bashkë me qytetarët, prezent ishin edhe aktivist e zyrtarë të Vetëvendosjes, bashkë me kryetarin Albin Kurtin.

E në këtë marsh është parë edhe ish-deputeti i PSD-së, Driton Çaushi, i cili një kohë ishte bashkë në Vetëvendosje me Astrit Deharin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera