Fokus

Driton Bardheci në zgjedhje mori më shumë vota se Dhurata Hoxha, Valdrin Lluka e Shyqiri Bytyqi

Autori: Halil Berisha 12:10 | 24 June 2020

Emri i Driton Bardhecit ani se jo fort i njohur për qytetarët, bëri jehonë të madhe në media e tek reagimet e qytetarëve këtë të martë.

Kjo pasi AAK e propozoi e u nënshkrua nga Avdullah Hoti, që Bardheci të jetë zëvendësministër i Arsimit, shkruan gazeta Infokus.

Arsyeja që ai u bë kaq i përfolur është se i njëjti, ani se me pozitë tash është i dyti i arsimit në Kosovë, veçse ende nuk ka përfunduar nivelin bachelor të fakultetit, ka notë mesatare 6.81.

-Advertisement-

Por, Bardheci, në fakt, në zgjedhjet e fundit, mori vota më shumë se tre ministra të kaluar.

I riu nga AAK, që kishte kandiduar për t’u bërë deputet nga partia e Ramush Haradinajt, mori 3 mijë e 960 vota.

E më pak se tashmë zëvendësministri i Arsimit, besim të qytetarëve kanë marrë ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi nga PSD, ish-ministrja njëherë e Drejtësisë por edhe e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha dhe Valdrin Lluka, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik, shkruan gazeta Infokus.

Shyqiri Bytyqi i PSD-së, kishte marrë më 6 tetor, 2 mijë e 318 vota, apo 1 mijë e 642 vota më pak se Bardheci.

Valdrin Lluka i AKR-së, ka marrë 2 mijë e 867 vota, apo 1 mijë e 93 vota më pak, shkruan gazeta Infokus.

E Dhurata Hoxha e PDK-së, ka marrë 2 mijë e 953 vota apo 1 mijë e 14 vota më pak se Bardheci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera