Lajme

Dritan Abazovic i shkruan Glauk Konjufcës: Shkëlqesi ju lutem pranoni…

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 30 March 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në letrën e tij, zëvendëskryeministri i Malit të Zi ka uruar krye parlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të legjislativit të Kosovës, ndërsa ka vënë theksin te rëndësia e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Po ashtu në letër thuhet se ka besim që Konjufca me përvojën e tij personale do të kontribuojë në zhvillimin e Kosovës.

-Advertisement-

“Shkëlqesia juaj,

Me nderime të larta dhe dëshirat më të mira, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për emërimin tuaj në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Unë besoj se përvoja juaj personale dhe politike do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitetin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.

Duke përfituar nga ky rast, unë do të doja të theksoja rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona bazuar në marrëdhënie të mirëbesimit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

Duke i vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, unë pres me kënaqësi bashkëpunimin me ju, i cili do të sjell përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe të Republikës së Kosovës.

Shkëlqesi, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë për Ju“, thuhet në urimin e zëvendëskryeministrit Abazoviq. “, thuhet në letër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera