Sport

Drita – Prishtina, kjo skuadër është favorite sipas bastoreve

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 25 April 2021

Drita dhe Prishtina do të ballafaqohen sot (e dielë), në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Kryendeshja e kësaj xhiros ndërmjet gjilanasve dhe prishtinasve nisë nga ora 15:00 dhe zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Takimi mes dy ekipeve pretendente për titull kampion do të transmetohet në Art Sport dhe në Klan Kosova.

-Advertisement-

Sipas kompanive të bastoreve favorit për ta fituar derbin e kësaj jave është skuadra e Prishtinës, pavarësisht se Drita kryeson Superligën me katër pikë më shumë.

Triumfi i kryeqytetasve ka kuotën 1.66, kurse fitorja e gjilanasve 4.20, ndërsa barazimi kuotohet 3.60.

Drita dhe Prishtina janë përballur pesë herë në këtë sezon, tri ndeshje i kanë zhvilluar në kampionat, një në finalen e Superkupës së Kosovës dhe një në kuadër të Kupës.

Në Superligë dy herë janë ndarë baras, kurse një takim e ka fituar Prishtina, ndërsa kryeqytetasit e kanë fituar finalen e Superkupës, si dhe e kanë eliminuar ekipin nga Gjilani nga Kupa e Kosovës.

Fitorja eventuale e Dritës do t’ia vështirësonte shumë punët Prishtinës, pasi do ti ikte 7 pikë, gjashtë gjiro pa përfunduar kampionati, kurse triumfi i mundshëm i kryeqytetasve do ta bënte edhe më të zjarret garën për titull kampion.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim rezultati nga ky ballafaqim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera